Portieri i Meksikës me parametra zero, Milani në horizont

19/06/2014 00:00

Guillermo Ochoa, portieri i Meksikës është pa dyshimi më i vlerësuari në këtë botëror në pozicionin e tij, pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj vendasve të Brazilit, duke dhuruar pritje fantastike.

Tre vjet më parë, Ochoa së bashku me 5 shokë të tjerë të ekipit u dënuan pasi rezultuan pozitivë me substanca të ndaluara dhe ky fakt e ka penguar atë të transferohet në prej ekipeve elitare në Europë.

Në tre sezonet e fundit protieri meksikan ka qenë pjesë e francezëve të Ajaccio, por pas rënies së këtij ekipi në kategorinë e dytë ai është një lojtar i lirë. Verën e kaluar Milani ishte interesuar për Ochoa, por pas paraqitjes në këtë botëror për të janë interesuar edhe klube të tjera të mëdha si Liverpool, Arsenal dhe Marseille. Tashmë na mbetet të presim përfundimin e Botërorit për të mësuar klubin e ri të Ochoa.

Top Channel