Futbollisti që ka lindur në det

18/06/2014 00:00

Një pyetje: “Ku keni lindur?” Një përgjigje e papritur: “Në det, në 8 mars 1984.” Kështu përgjigjet lojtari që para disa ditësh debutoi në Botëror me Francën pasi kështu e ka të shkruar në pasaportë.

Rio Mavuba tani është francez, por futbollisti është pa atdhe pasi ka lindur në ujëra ndërkombëtae, në një vend çfarëdo të Oqeanit Atlantik, kur prindërit e tij po largoheshin nga lufta civile në Angola me varkë.

“Kam lindur rrugës për në Marsejë, në një varkë të mbushur me emigrantë dhe për këtë arsye nuk kam atdhe. Të gjithë qeshin kur shohin se në pasaportë kam të shkruar që kam lindur në det”, thotë 30-vjeçari i cili ndaj Hondurasit bëri debutimin e tij në një Botëror.

Mavuba zëvendësoi në minutën e 65 mesfushorin Cabaye duke ndjekur gjurmët e babait të tij, Ricky Mavuba, i cili ka marrë pjesë në Botërorin e Gjermanisë në vitin 1974 me përfaqësuesen e Zairesë.

Top Channel