“Ndaj Australisë, më e vështirë se ndaj Spanjës”

18/06/2014 00:00

“Fitorja ndaj Spanjës ishte e mrekullueshme, por deri tani nuk kemi bërë asgjë në këtë botëror”, ka thënë Wesley Sneijder në prag të ndeshjes kundër Australisë.

Ish-lojtari i Interit kërkon të motivojë shokët e ekipit, pas atij suksesi fantastik ndaj kampionëve në fuqi.

“Për momentin ne kemi vetëm 3 pikë dhe këto nuk mjaftojnë për të kaluar më tej. Pavarësisht se arritën të fitonim edhe me rezultat të thellë ndaj Spanjë, ndeshja ndaj Australisë do të jetë më e vështirë se e para dhe duhet të përqendrohemi maksimalisht për të arritur një tjetër sukses”, shtoi lojtari i Galatasaray-t.

Australia vjen në këtë ndeshje pas 3 golave të pësuar nga Kili, ndërsa do të ketë përballë Holandën që i shënoi plot 5 herë kampionëve.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Ata janë mjaft të rrezikshëm në sulm, e treguan edhe ndaj Spanjës, por besoj se do t’ia arrimë të mos pësojmë gol”, ka thënë trajneri i Australisë Ange Postecoglou.

Top Channel