Franca, Benzema: Nuk jam unë ylli

17/06/2014 00:00

Karim Benzema nuk pranon të konsiderohet lideri i Francës pasi shkëlqeu me dy gola në fitoren e “Gjelave” ndaj Hondurasit në ndeshjen e parë të francezëve në Botërorin e Brazilit.

“Nuk jam ylli i skuadrës. Pa shokët nuk mund të bëhet asgjë”, tha sulmuesi i Real Madrid.

“Jam këtu për të luajtur futboll dhe jam një lojtar si gjithë të tjerët. Ndihem mirë dhe nëse gjithçka ecën kështu, mund ta rris edhe më tej nivelin tim. Jam i lumtur për veten dhe për Francën”, shtoi Benzema.

Sulmuesi shënoi golin e tij të parë në fazën finale të një turneu të madh pikërisht në takimin ndaj Hondurasit, por ai thotë se nuk ishte fiksuar nga thatësira e golave: “Jam i fiksuar pas fitores, jo pas golave që shënoj. Kur ndihesh mirë, topi të vjen vetë dhe ke më shumë raste goli.”

Top Channel