Meireles, gjest vulgar ndaj arbitrit?

17/06/2014 00:00

Mesfushori portugez Raul Meireles mund të ketë ofenduar arbitrin e takimit Gjermani-Portugali duke i treguar dy gishtat e mesit pasi Mirolad Mazic ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Pepe.

Edhe pse arbitri nuk e pa këtë gjest pasi ishte me kurriz, lojtari mund të ndëshkohet nga FIFA dhe mund të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj SHBA-së.

E sigurtë është që në këtë takim do të mungojë Pepe, i cili mori karton të kuq pas një sherri me Thomas Muller.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel