Brazili-Meksikë, sfida për kreun e grupit A

17/06/2014 00:00

Belgjikë-Algjeri në orën 18:00 dhe Rusi-Koreja e Jugut në orën 00:00 mbyllin ndeshjet e para të fazës në grupe të Kupës së Botës.

Belgët shihen si favoritë ndaj algjerianëve, ndërsa me interes pritet debutimi i Adnan Januzaj. Futbollisti me origjinë shqiptare i Manchester United zgjodhi vetëm pak javë para botërorit kombëtaren belge, duke refuzuar ofertën e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë në mesnatë Rusia e drejtuar nga Fabio Capello është favorite ndaj Koresë së Jugut, kombëtare kjo e cila nuk po kalon një periudhë të mirë, pavarësisht kualifikimit në botëror. Ndërkohë, trajneri italian ka ndërtuar një grup të fortë të bazuar të gjithën tek lojtarë që luajnë në kampionatin rus.

Mes dy ndeshjeve të grupi H luhet ndeshja e dytë për grupin A. Brazili pret Meksikën në një takim që me shumë gjasa do të përcaktojë skuadrën që do të kalojë e para për në fazën tjetër. Brazilianët dhe Meksikanët kryesojnë grupin me nga 3 pikë pasi fitoreve në takimet e para, respektivisht ndaj Kroacisë 3-1 dhe ndaj Kamerunit 1-0.

Top Channel