“Bild” thumbon Ronaldon: “Ne të qethim”

17/06/2014 00:00

Kombëtarja gjermane arriti një sukses të merituar, 4-0, ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldo-s, i cili thuajse nuk u shfaq asnjëherë rrezikshëm te porta kundërshtare, për t’u përmendur ishte vetëm një gjuajtje nga goditja e lirë e pritur nga Neuer.

Për të përshkruar suksesin e Gjermanisë, “Bild” ka ironizuar lojtarin fitues të “Topit të Artë”. “Ne të qethim” ishte titulli i zgjedhur nga e përditshmja gjermane, duke i bashkëngjitur shkrimit edhe një foto të Ronaldos këtë herë në version pa flokë.

Më e përmbajtur sportivja tjetër, “Kicker” që titullin e saj të parë e ka: “Lojtarët gjerman i falet tre golave shpërthyes të Muller”, ndërsa “Frankfurter Allgemeiner” gazeta më e madhe në vend shkruan thjesht: “Muller, Muller dhe vetëm Muller”.

Top Channel