Barcelona gjen zëvendësuesin e Fabregas

17/06/2014 00:00

Pavarësisht se pjesa më e madhe e futbollistëve janë të angazhuar në “Brazil 2014”, duke na dhuruar deri tani një Kampionat Botëror fantastik, klubet më të mëdha europiane nuk e kanë ndërprerë për asnjë moment merkaton e futbollistëve.

Revolucioni te ekipi i Barcelonës pas ardhjes së Luis Enrique si trajner duke se ka nisur. Fabregas është larguar për te londinezët e Chelseas, por me shpejtësi ai është zëvendësuar nga mesfushori kroat Ivan Rakitic, i cili vitin e fundit ishte kapiten i Sevillas në fitoren e Europa League, aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kampionatin Botëror.

Rakitic ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Barcelonën. Në marrëveshje është përfshirë edhe Denis Suarez në pronësi të Barcelonës, por i huazuar vitin e fundit te Manchester City, për 2 sezone tashmë do të jetë i huazuar te Sevilla.

Top Channel