Etapa e parë e ParaAcrobatics

16/06/2014 00:00

Botërori i ParaAcrobatics mbylli me sukses etapën e parë të këtij viti që u zhvillua për 3 ditë në qytetin e Pogradecit.

Digitalb dhe Supersport ishin të pranishëm në aktivitetin ku morën pjesë 29 konkurrentë nga 12 vende të ndryshme të botës. Në fund ishte francezi Fransua Ragolski ai që arriti të grumbullonte më shumë pikë, duke u ngjitur në majën e podiumit.

Në vendin e dytë u rendit bashkëkombasi i tij Eliot Nochez, ndërsa në të tretin spanjolli Felix Rodriguez. Këta tre pilotë realizuan performancat më të sakta në hedhjet e tyre nga rreth 800 metra, pasi shkëputën lidhjet me skafin tërheqës.

Juria e Kampionatit Botëror të ParaAcrobatics ia dorëzoi çmimin Digitalb Pilotes më të mirë femër që ishte hungarezja Alexandra Grill Mayer.

Me mbylljen e etapës së Pogradecit, Botërori i ParaAcrobatics spostohet në Itali, ku do të zhvillojë dy ndalesat e radhës e ku do të caktohet edhe kampioni i ri i Botës.

Top Channel