Spanja, Alonso: Duhet të reagojmë

16/06/2014 00:00

“Në futboll gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, jemi të sigurt se mund ta ndryshojmë situatën”.

Deklarata është e Xabi Alonso-s, mesfushor i kombëtares spanjolle, që në konferencën për shtyp ka kërkuar të shmangë polemikat në lidhje me performancën e dobët të “La Roja”-s në atë shpartallim të pësuar nga Holanda, me humbjen 5-1 në debutim.

Mesfushori i Real Madrid fokusohet te grupi: “Duhet të reagojmë të gjithë së bashku, nuk mund të mendojmë për individë në këtë moment”.

Humbja kundër Robben & Co ka lënë shenja të hidhura te grupi i drejtuar nga Del Bosque, i cili kundër Kilit do të luajë fatet e fundit për të mbajtur gjatë shpresën për t’u kualifikuar në 16-she.

Për mesfushorin spanjoll ka vetëm një rrugë të vetme: “Pas rezultatit të shëmtuar të së premtes, po përpiqemi të kuptojmë se çfarë duhet të korigjojmë. Kritikat ndaj Casillas dhe Xavi? Nuk shërbejnë për asgjë, humbasim të gjithë bashkë… Ne shkojmë të gjithë bashkë në shtëpi – theksoi “shkatërruesi” – ashtu sikurse mund të shkojmë përpara të gjithë bashkë në këtë kompeticion”.

Fjalët e Xabi Alonso-s janë të qarta, tashmë ai dhe shokët e tij duhet të përgjigjen në fushë, pikërisht kundër Kilit, që ka tashmë 3 pikë pas fitores me Australinë.

Top Channel