Superiore, hidhet shorti për sezonin 2014-15

16/06/2014 00:00

Është hedhur sot shorti për sezonin e ri futbollistik të Kategorisë Superiore 2014/2015.

Ndryshe nga sezonet e shkuara, ky i riu do të fillojë më 23 Gusht dhe do të përfundojë në Maj të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, këtë vit Kategoria Superiore do të jetë e përbërë nga vetëm 10 skuadra, të cilat do të luftojnë për titullin kampion dhe për zonën e kupave të Europës, në 4 faza.

Ndërprerja e kampionatit do të bëhet më 20 Dhjetor dhe do të rifillojë pas një muaji, rreth datës 20 Janar.

Ndërkohë, për sa i përket rënies nga kategoria, do të bien dy skuadra dhe po kaq do të ngjiten, të paktën në dy sezonet e ardhshme. Derbi i madh i kryeqytetit do të luhet në javën e 6, më 27 Shtator.

Java e parë, më 23 Gusht 2014

KF Tirana – FK Apolonia
Flamurtari FC – KF Teuta
KF Vllaznia – FK Kukesi
FK Elbasani – KF Skenderbeu
KF Laci – KF Partizani

Top Channel