Lamtumirë “golave fantazmë”

16/06/2014 00:00

Ndeshja Francë-Honduras ka hyrë në historinë e futbollit botëror. Për herë të parë, një gol është akorduar falë Goal Line Technology, mjeti që FIFA përdor tashmë për të eliminuar “golat fantazmë”.

Episodi ndodhi në minutën e 48 të ndeshjes, kur një goditje e Benzema godet fillimisht shtyllën e më pas përplaset tek dora e portierit Valladares para se të kalojë vijën fatale.

Arbitri brazilian Ricci akordoi golin para se teknologjia t’i jepte të drejtë.

Menjëherë pas golit pati protesta nga lojtarët e Hondurasit, por përsëritja tregoi se topi kishte kaluar plotësisht linjën e portës duke larguar çdo dyshim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel