Cristiano: Jam 100% në formë

16/06/2014 00:00

Cristiano Ronaldo, në prag të ndeshjes ndaj Gjermanisë, ka deklaruar se është 100% në formë për të ndihmuar Portugalinë.

Sulmuesi portugez ka pasur probleme me gjurin që kur ka përfunduar sezonin me Realin e Madridit, por vetë ai siguron se është mëse gati për debutimin në Botërorin e Brazilit.

Deri ku mund të shkojë Portugalia?

Kemi shumë lojtarë të rinj e për këtë arsye llogaritë do i bëjmë vetëm në fund, por jemi të gjithë mirë.

E ndjen dashurinë e brazilianëve ndaj jush?

Po dhe dua t’i falenderoj të gjithë tifozët brazilianë për ngrohtësinë që po më japin. Shpresoj të na mbështesin edhe gjatë ndeshjes dhe shpresoj t’i kënaqim.

Si ndihesh?

Do të doja të isha 110%, por jam 100% në formë. Mendoj se mjafton për të ndihmuar skuadrën.

Portugalia është Cristiano dhe 10 të tjerë?

Nuk e bën lojtari skuadrën. Unë mund të bëj diferencën në shumë ndeshje, por kampion shpallesh duke luajtur si skuadër. Nuk jemi favoritë dhe kjo është gjë e mirë. Do të mundohemi të kënaqemi sa më shumë.

Botërori ju jep motivim të veçantë?

Futbolli për mua është gjithmonë motivim. Kampionat, Kupë, Champions… Futbolli është jeta ime.

Top Channel