Argjentina nis me fitore, shënon Messi

16/06/2014 00:00

Argjentina debutoi në Botërorin e Brazilit me një fitore 2-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe merr kryesimin e grupit F me 3 pikë.

Në stadiumin Maracana’ të Rio de Zhaneiros, bardhekaltërit e drejtuar nga Sabella zhbllokojnë menjëherë rezultatin falë një autogoli të Kolasinac.

Më pas, në minutën e 65 është Leo Messi ai që shënoi golin e dytë. Në fund, Ibisevic shkurton diferencën falë edhe gabimit të portierit Romero.

Ylli i Barcelonës tha pas ndeshjes: “E rëndësishme ishte të nisnim me fitore dhe ia arritëm qëllimit. Në pjesën e parë ia lamë kundërshtarëve topin dhe e patëm të vështirë të dilnim në kundërsulm, por në pjesën e dytë e morën ne lojën në dorë.”

Top Channel