Diego Costa: Të mësojmë nga humbja

15/06/2014 00:00

Diego Costa foli për momentin e keq që po kalon Spanja pas humbjes poshtëruese 5-1 që pësoi ndaj Holandës në ndeshjen e parë të grupit në Botërorin e Brazilit.

“Askujt nuk i pëlqen të humbasë ndeshjet, sidomos në atë mënyrë, por nuk do të dorëzohemi pasi kemi ende mundësi për të vazhduar më tej. Duhet të mësojmë nga humbjet në mënyrë që të mos na ndodhë më ajo që na ndodhi”, theksoi sulmuesi i Atletico Madrid.

Në lidhje me mundësitë që ka Spanja për të kaluar grupin, Diego Costa u shpreh: “Kemi mundësi dhe ne duhet të luftojmë deri në fund. Me Kilin do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje. Nëse fitojmë, do të jemi ende në luftë për të kaluar në fazën tjetër.”

Duke folur për aspektin personal, sulmuesi tha: “Jam i lumtur që po luaj Botërorin tim të parë. Nuk e nisa mirë, por duhen parë gjërat pozitive.”

Top Channel