Hera e parë e Messit në Maracana

15/06/2014 00:00

Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, shprehu lumturinë e tij për faktin se për herë të parë në karrierë do të luajë në stadiumin Maracana, ku bardhekaltërit do të përballen sot (ora 00:00) me Bosnje-Hercegovinën.

“Me shumë dëshirë për të luajtur në të madhin Maracana për herë të parë në jetën time dhe me shumë dëshirë për të nisur me këmbë të mbarë Botërorin. Do japim gjithçka!”, shkroi në Facebook ylli i përfaqësueses amerikano-latine dhe Barcelonës.

Argjentina do e nisë Botërorin e saj në mitikun Maracana dhe Messi, në një intervistë të para disa ditëve, është shprehur se ëndrra e tij është fitorja në Kupën e Botës.

“Do të ishte shumë bukur të fitoja Botërorin, gjithmonë ka qenë ëndrra ime. Jemi në një moment të mirë dhe mund ta realizojmë të gjithë së bashku këtë ëndërr”, ka deklaruar Messi.

Top Channel