Italia, dëmtimi lë jashtë Buffonin

14/06/2014 00:00

Tjetër problem për Italinë! Portieri dhe kapiteni Gianluigi Buffon, për shkak të një dëmtimi në kavilje pësuar në stërvitjen e djeshme, do të mbetet jashtë ndeshjes me Anglinë.

Mjekët e kombëtares italiane thanë në orët e pasdites se Buffon nuk mund të luajë në debutimin e “axurrëve” në Botëror. Në këtë rast pritet që trajneri Prandelli të aktivizojë Perinin, pasi edhe portieri i dytë, Sirigu, nuk është në formën e tij më të mirë fizike.

Porta është dyshimi i vetëm i trajnerit të Italisë pasi formacioni që do të zbresë në fushë ndaj Anglisë është vendosur: në mbrojtje Darmian, Barzagli, Paletta dhe Chiellini, në mesfushë De Rossi, Pirlo, Verratti, Marchisio dhe Candreva, ndërsa në sulm Mario Balotelli.

Top Channel