Diego Costa reagon kështu ndaj vërshëllimave

14/06/2014 00:00

Ashtu siç pritej, pritja që i rezervuan sulmuesit Diego Costa në Fonte Nova (Salvador de Bahia) ishte shumë armiqësore. Sa herë që braziliani i cili luan me Spanjën prekte topin, vërshëllehej në unison nga publiku.

Diego Costa u vërshëllye edhe gjatë nxemjes, kur emri i tij u dëgjua në megafoni.

Sulmuesi u hakmor kur fitoi 11-metërshin. Sapo Rizzoli akordoi penalltinë, lojtari iu drejtua tifozëve duke vënë gishtin mbi buzë e duke i urdhëruar të heshtnin.

Në fund, kur u zëvendësua pas një ore lojë nga Fernando Torres, Costa u “përshëndet” nga vërshëllimat e pothuajse të gjithë stadiumit.

Top Channel