Xavi: Humbja më e hidhur në karrierë

14/06/2014 00:00

Mesfushori spanjoll, Xavi Hernandez e ka cilësuar humbjen 1-5 ndaj Holandës në “Brazil 2014” si më të rëndën në karrierën e tij si futbollist.

“Në pjesën e parë lojën e kishim nën kontroll, në të dytën ishim totalisht të pa organizuar. Kjo humbje duhet të harrohet sa më parë”, ka thënë Xavi.

Lojtari i Barcelonës kërkon të mobilizojë shokët e tij pavarësisht humbjes së rëndë ndaj Holandë.

“Duhet të reagojmë menjëherë në ndeshjen e radhës, nuk ka mbaruar asgjë. Nëse do të reflektojmë mbi gabimet e kësaj humbjeje atëherë do të mund të shkojmë më tej. Tani nuk na lejohet më asnjë hap i gabuar”, shtoi Xavi Hernandez.

Top Channel