Edhe Franca kundër arbitrit japonez

13/06/2014 00:00

Loic Remy, sulmuesi i kombëtares franceze, ka kritikuar arbitrin japonez të ndeshjes Brazil-Kroaci dhe brazilianin Fred, i cili simuloi për të marrë një 11-metërsh që lejoi vendasit të kalonin 2-1 në avantazh në takimin e parë të Botërorit.

Lojtari i Newcastle shprehu keqardhjen e tij për Kroacinë: “Meritonte më shumë. FIFA na ka kërkuar të respektojmë arbitrat, por Botërori është eventi më i rëndësishëm dhe gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin.”

“Gjithmonë është acaruese kur humb për gabime arbitrash. Shpresoj që Francës të mos i ndodhë”, shtoi Remy, i cili nuk la pa kritikuar edhe brazilianin Fred, lojtarin që fitoi penalltinë.

“Simuloi shumë mirë, ra në momentin e duhur edhe pse Lovren nuk e shtyu aspak. Aksione të tilla duhen dënuar”, tha francezi.

Top Channel