Meksika fiton dhe shpëton arbitrat

13/06/2014 00:00

Meksika ka arritur të fitojë 1-0 ndaj Kamerunit në ndeshjen e dytë të grupit A dhe barazon Brazilin me 3 pikë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Peralta në minutën e 16 të pjesës së dytë.

Ndeshja që u luajt nën një shi të rrëmbyeshëm mund të prishej nga dy gabime të gjyqtarit anësor që anulon për pozicion jashtë loje dy gola të rregullt të Giovani Dos Santos në pjesën e parë.

Një fitore e merituar për meksikanët, por edhe Kameruni pati shanset e veta me një shtyllë të Eto’o dhe me një goditje dënimi të Assou-Ekoto.

Top Channel