Gjyqtari, më i mirë se Neymar

13/06/2014 00:00

Kush ishte lojtari i ndeshjes Brazil-Kroaci: Nejmar apo arbitri japonez Nishimura? Kjo është pyetja që po bën xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale pas fitores së Brazilit 3-1 ndaj Kroacisë.

Media të shumta europiane dhe botërore e kanë cilësuar si skandaloz gjykimin e japonezit dhe sidomos 11-metërshin që ndryshoi dhe rezultatin e ndeshjes.

42-vjeçarin japonez e ka thumbuar me ironi edhe ikona e futbollit anglez, Gary Lineker, i cili në Twitter ka shkruar: “Është shumë e vështirë të zgjedhësh njeriun e ndeshjes së Brazilit mes Neymarit dhe arbitrit”.

Përveç akuzave dhe ironive, tashmë në faqe të shumta online kanë filluar të publikohen foto të arbitrit Nishimura me fanelën e kombëtares së Brazilit dhe një film i animuar ku shihet sesi 42-vjeçari i ndimoi vendasit të fitonin ndeshjen e parë.

Top Channel