Ronaldo në fushë, Boateng: Nuk trembem

13/06/2014 00:00

Cristiano Ronaldo ka bërë me dhimbje koke për disa orë trajnerin Paolo Bento dhe tifozët portugezë.

Ylli i Real Madrid la stërvitjen e të enjtes pas një problemi në gjurin e majtë. Në fillim u tha se fituesi i Topit të Artë ka dëmtuar rëndë ligamentin dhe se me shumë mundësi do të përfundonte ende pa filluar aventura botërore për të, por pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor i kombëtares portugeze ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke theksuar se Ronaldo do të jetë në fushë që në ndeshjen me Gjermaninë.

Për këtë arsye, gjermanët e kanë zgjedhur se kush do të jetë lojtari që do e ndalojë portugezin. Bëhet fjalë për Jerome Boateng, qendërmbrojtësi i Bayern Munchen i cili në Botëror do të luajë mbrojtës i djathtë.

“E di shumë mirë se Cristiano nuk e ka marrë kot Topin e Artë, por nuk më del në ëndërr natën. Do të jap maksimumin dhe do të përshtatem me lojën e tij”, tha Boateng.

Top Channel