Brazil-Kroaci, polemika “zikaltër”

13/06/2014 00:00

Kovaçiç dhe Hernanez ishin në të njëjtën fushë mbrëmë, por jo me të njëjtën fanelë si tek Interi, por kundërshtarë.

E ashtu si pjesa tjetër e skuadrave përkatëse, e panë komentojnë në këndvështrime të ndryshme rezultatin e takimit Brazil-Kroaci.

Ishte mesfushori kroat ai që ndezi polemikat kur pas takimit u shpreh i skandalizuar nga gjykimi, duke aluduar madje se FIFA po kërkon t’i japë botërorin Brazilit.

“Jam i trishtuar sepse ishte një ndeshje skandal. Një penallti që nuk ekzistonte, nga ana tjetër Nejmari duhej ndëshkuar me të kuq në pjesën e parë dhe një gol i anuluar në fund të takimit. Nëse FIFA dëshiron që Brazili të fitojë Kupën e Botës atëherë është më mirë që të ikim të gjithë në shtëpi”, deklaroi mes të tjeresh Kovaçiç.

Kundërpërgjigjja nga kampi brazilian ka ardhur pikërisht nga Hernanez.

“Nga fusha dukej si penallti e pastër. Pastaj duke e parë episodin në televizor lind ndonjë dyshim, por nuk është e drejtë të thuash që FIFA dëshiron që botërorin të fitojë Brazili. Nuk shënuam me dorë. Është normale që gabime të tilla të gjyqtarëve kur ka një kontakt në zonë të ndodhin”, tha ai.

Top Channel