Spanjë-Holandë, “dejavu” e finales afrikane

13/06/2014 00:00

Ndeshja më e rëndësishme e ditës së dytë në Brazil 2014 e cila do të luhet në orën 21:00 do të jetë ajo mes Spanjës dhe Holandës, 2 finalistët e botërorit të kaluar. Del boske ka preferuar të mbajë pjesën më të madhe të futbollistëve me të cilët Spanja ka dominuar futbollin europian dhe botëror në këto 6 vitet e fundit. Nga ana tjetër tek Holanda kanë mbetur pak lojtarë nga finalja e 4 viteve më parë dhe trajneri Van Gaal ka vendosur të besojë më shumë te të rinjtë.

Kampionët e botës do të vazhdojnë të luajnë “Tika-Taka-n” edhe pse trajneri del bosque e ka kuptuar shumë mirë se kundërshtarët mbajnë shumë të ngjeshur zonën mes mbrotjes dhe mesfushës duke mos i lejuar ata të shkojnë aq lehtë në portë. I vetmi problem për stilin e lojës së spanjës, është kampionët nuk e kanë një Messi, por gjithsesi për Del Bosque arma kryesore në sulm do të jetë braaziliani i natyralizuar Diego Costa. Me pasimet milimetrike të Xavit dhe Iniestës, sulmuesi shtatlart mund të jetë shkatërrues për të gjitha skuadrat kundërshtare. 

Nën drejtimin e Luis Van Gaal, Holanda do të kërkojë të hakmarret ndaj Spanjës e cila me një gol në kohë shtesë I mori nga duart kupën e botës në 2010. Shtyllat kryesore të kësaj skuadre pritet të jenë Van Persie dhe Arjen Robben, ndërkohë që mungesat e rëndësishme si Strootman apo van der Vaart do ta detyrojnë trajnerin holandez të bëjë ndryshime të cilat mund ti sjellin probleme gjatë ndeshjes. Kjo për faktin se lojtarët zëvendësues janë pa përvojë ndërkombëtare.

Ndeshja tjetër e grupit B e cila do të jetë ajo mes kilit dhe australisë, dy skuadra që në letër kanë pak shanse kualifikimi. Sigurisht që në këtë përballje favorit është Kili, pasi në përbërje ka Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, 2 lojtarë që mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës në cdo moment.

Dita e dytë e këtij botërori do të nisë në orën 18:00 Meksikë – Kamerun, e cila do të jetë vendimtare për ecurinë e grupit A. Sipas statistikave, Meksika është favoritja e kësaj sfide, por në të vërtetë pritet të jetë një ndeshje e ekuilibruar, që mund të vendoset nga episodet e vecanta.

Top Channel