Anglia dominon Botërorin

12/06/2014 00:00

Dikur ishte Italia apo Spanja, por sot boterorin e dominon Anglia. Skuadrat angleze janë ato më të përfaqësuara në botërorin Brazil 2014.

Nga 736 lojtarë që janë grumbulluar për të luajtur për kombëtaret e tyre në këtë eveniment, 107 prej tyre aktivizohen nëpër skuadrat e Premier league, 13 futbollistë në Championship dhe një në kategorinë e tretë angleze.

Pra më shumë se 16 përqind e lojtarëve vijnë nga ishulli britanik. Por kombëtarja e Hodgson, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë radhe nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër me lojtarë të Premier League-s. Kjo vazhdimësi e kombëtares angleze është prishur këtë herë, pasi trajneri Hodgson ka thirrur portierin Foster i cili luan në Skoci me Celtic.

E vetmja përfaqësuese e cila është e përbërë me lojtarë të kampionatit vendas është Rusia e Fabio Capellos. Gana, Uruguaji dhe Bregu i Fildishtë janë 3 kombëtaret të cilat në ekipet e tyre prej 23 futbollistësh, vetëm njëri prej tyre luan në kampionatet vendase.

Përsa i përket klubeve, më të përfaqësuara vendin e parë e ndajnë Manchester United dhe Bayern Munich me nga 14 lojtarë. Pas tyre vjen Barcelona me 13, Chelsea, Reali, Juve dhe Napoli me nga 12.

Top Channel