Holanda, festë para debutimit me Spanjën

12/06/2014 00:00

Holanda po i afrohet debutimit të saj në Botërorin e Brazilit nën hijen e një skandali që është zbuluar nga shtypi brazilian.

Sipas mediave sportive të vendit organizator, Wesley Snejder, Nigel de Jong dhe Dirk Kuyt dolën për të festuar mbrëmjen e së hënës dhe u kthyen vetëm në orën 11:00 të ditës pasardhëse. Të tre këta lojtarë kishin marrë leje për të dalë, por festa e tyre duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Gjithsesi, trajneri Van Gaal është dukur i qetë dhe nuk ka pasur asnjë “tërheqje veshi” për lojtarët.

Ndeshja Spanjë-Holandë, e vlefshme për grupin B, do të luhet ditën e premte në orën 21:00.

Top Channel