Montezemolo: Kemi punuar keq në 2013-n

11/06/2014 00:00

Çmimi i Madh i Kanadasë, i përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme, me Alonson në vendin e 6 dhe Raikkonen në vendin e 10, ka përkeqësuar humorin e Luca Montezemolo-s, i cili gjatë një takimi të Asamblesë së Konfindustrisë, ka hedhur kritika të reja ndaj Ferrarit.

“Nuk besoj se mund të bëhen mrekulli në një periudhë afatshkurtër, por jemi duke punuar fort për të ardhmen – ka shpjeguar presidenti i ‘kokëkuqes’, – duke ditur se kjo që është për këtë vit nuk është kryer në mënyrën e duhur, madje aspak mirë”.

Referimi i përket vitit 2013, por Stefano Domenicali, ish-lideri i skuderisë, e ka “paguar” tashmë çmimin e tij. Objektivi, në këtë moment, është hedhur përtej këtij sezoni, duke kërkuar ta mbyllin me nder këtë të tanishmin dhe të shohin nga e ardhmja.

“Jemi në një moment të vështirë, – ka pranuar Montezemolo. – Ka shumë pak për të folur dhe shumë punë për të bërë. Duhet të suportojmë absolutisht fuqinë e këtij viti dhe të përmirësohemi së tepërmi, duke vazhduar këtë plan me vendosmëri”.

Presidenti i Ferrarit ka thënë se pret “të rikuperojë” diçka këtë sezon, ndërkohë që Marco Mattiacci, drejtuesi dhe menaxheri kryesor i skuderisë, “po punon mirë për një sfidë të madhe gjatë vitit të ardhshëm, në shumë fronte, të çdo llojim sepse vërtet ka shumë për të bërë”.

Top Channel