Pirlo rinovon me Juventusin
11/06/2014 00:00
Andrea Pirlo ka zgjatur edhe për dy vite të tjera kontratën e tij që e lidh me Juventusin dhe në këtë mënyrë mesfushori veteran do të veshë fanelën bardhezi deri në 30 qershor të vitit 2016.
Mësohet se Pirlo do të fitojë 4 milionë euro në sezon.
Ish-lojtari i Milanit ka fituar 3 tituj kampion radhazi në Itali me Juventusin dhe 2 Superkupa Italie duke qenë një nga lojtarët kryesorë të formacionit të trajnerit Antonio Conte.
Pirlo ka luajtur 131 ndeshje me bardhezinjtë duke shënuar 14 gola e duke dhënë 30 pasime për gol.
Top Channel