NBA, SAS marrin kryesimin e Finaleve

11/06/2014 00:00

San Antonio Spurs ka arritur të fitojë ndeshjen e tretë të Finaleve të NBA duke mundur 111-92 Miami Heat dhe duke marrë kështu kryesimin e serisë (2-1).

Teksanët kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike duke pasur një saktësi 75.8% të gjuajtjeve (25 kosha nga 33 tentativa) dhe duke krijuar një avantazh që do mbahej deri në fund të ndeshjes.

Miamit nuk i mjaftuan 22 pikët për kokë të Dwayne Wade dhe LeBron James.

“Nuk mendoj se do të shënojmë më 76% të tentativave gjatë pjesës së parë”, pranoi pas ndeshjes trajneri i San Antonios, Greg Popovich.

Pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Kawhi Leonard me 29 pikë (rekord karriere).

Top Channel