“Brazili është gati!”

11/06/2014 00:00

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, tha se vendi i saj është gati për të pritur Botërorin që do të nisë të enjten. Në një dalje televizive, ajo tha se pesimistët janë mundur nga vendosmëria e popullit brazilian.

Ajo hodhi poshtë kritikat mbi shpenzimet e tepërta për kompeticionin duke thënë se turneu më i rëndësishëm i futbollit do të lërë një trashëgimi shumë të vlefshme infrastrukturore.

Brazili ka kaluar një vit me protesta ndaj shpenzimeve të tepërta për Botërorin në një kohë që vendi ka nevoja të tjera emergjente, por presidentja Rousseff tha se shpenzimet për stadiumet nuk ndikojnë aspak në shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin.

Kupa e Botës do të nisë të enjten me ndeshjen Brazil-Kroaci në orën 22:00 me orën shqiptare.

Top Channel