Casillas: Spanja, favorite kryesore

10/06/2014 00:00

Iker Casillas nuk është fshehur dhe ka pranuar se Spanja është favoritja kryesore për të fituar Botërorin e Brazilit.

“Vijmë në Botëror si favoritët kryesorë. E dimë që do të jetë e vështirë të mbrojmë titullin sepse ka kombëtare që po luajnë një futboll shumë të mirë si Gjermania, Portugalia, Argjentina, Brazili apo Holanda”, tha kapiteni i Spanjës.

Sipas portierit, përfaqësuesja iberike do të mundohet të shndërrohet në skuadrën e vetme në histori që ka fituar dy Botërorë dhe dy Europianë radhazi dhe gjithashtu skuadra e parë europiane që ka fituar një Botëror në Amerikën e Jugut.

Në fund, Casillas foli edhe për rolin e tij në kombëtare: “Kam 15 vite me përfaqësuesen dhe sa herë që vijnë fazat finale të një kompeticioni, e ndjej veten të përgatitur falë eksperiencës që kam fituar përgjatë viteve. Jam në gjendje të jap këshilla dhe t’i tregoj histori të rinjve.”

Top Channel