“Të vjellat? Messi është shumë mirë”

10/06/2014 00:00

Jorge Messi, babai i Leo Messit, deklaroi se djali i tij nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe se të vjellat gjatë ndeshjeve janë episode që i ndodhin edhe sportistëve të tjerë.

Ylli i Barcelonës ka pasur probleme me stomakun gjatë kohëve të fundit dhe shpesh është parë duke vjellë gjatë ndeshjeve me Barcelonën dhe Argjentinën.

“Ka disa vite që po i ndodh kjo. Është konsultuar me specialistë në Barcelonë dhe të gjithë kanë thënë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk i ndodh vetëm atij, por edhe sportistëve të tjerë të mëdhenj të disiplinave të tjera. E ka nga stresi ose mund të jetë një boshllëk në stomak. Nuk ia vlen t’i jepet kaq shumë rëndësi”, shpjegoi babai i Messit.

Në lidhje me Botërorin, Jorge Messi theksoi: “Leo është i qetë, ka shumë dëshirë që të bëjë një paraqitje të mirë dhe që Argjentina të arrijë në finale. “

Top Channel