F1, Vettel: I lumtur për Ricciardon

10/06/2014 00:00

Sebastian Vettel ishte shumë serioz pasi përfundoi i treti Cmimin e Madh të Kanadasë dhe kjo është normale për një pilot që ka fituar katër titujt e fundit në Formula 1 dhe që këtë vit po mundet në çdo garë nga shoku i tij i ri i skuadrës, i cili për më tepër ka arritur të fitojë një garë, gjë që për momentin piloti gjerman mund ta shohë vetëm në ëndërr.

Gjithsesi, në podium Vetteli e përgëzoi australianin për fitoren e tij të parë në karrierë.

“Urime Ricciardos për fitoren e parë që është shumë e veçantë. Jam i lumtur për të dhe për skuadrën pasi kemi kaluar një dimër të tmerrshëm”, tha Vettel.

Sebi nuk harroi edhe kritikat për Red Bullin: “Mund të kishim rrezikuar më shumë me strategjinë.”

Top Channel