Robbenit i “djeg” ende

10/06/2014 00:00

Arjen Robben nuk mendon se një fitore ndaj Spanjës në debutimin e Holandës në Botëror ditën e premte do të shëronte plagët që shkaktoi “Afrika e Jugut 2010”.

Sulmuesi i Bayern Munchen ka deklaruar se humbja në finale ndaj kampionëve të Botës në fuqi do të harrohej vetëm me një fitore në finale po ndaj tyre.

“Do e harroja vetëm po t’i mundja në finale. Vetëm aty mund të hakmerremi, ndeshjet e tjera nuk quhen”, tha holandezi për gazetën “Sp!ts”.

Robben kishte në këmbët e tij mundësinë e artë për t’i dhënë Holandës titullin në vitin 2010, kur i vetëm përballë Casillasit nuk arriti dot të kalonte portierin spanjoll.

“Kur je aq pranë Kupës së Botës, plaga nuk mbyllet kurrë”, shtoi Arjen Robben.

Top Channel