Real, Juve e Milan në garë për Mandzukiç

10/06/2014 00:00

Pavarësisht zbehjes së vëmendjes nga atmosfera e kampionatit botëror të Brazilit, klubet e mëdha në Europë vazhdojnë ‘betejën’ për t’u përforcuar me emra cilësorë për sezonin e ardhshëm.

Njëri nga këta emra është edhe Mario Mandzukiç. Sulmuesi shtatlartë kroat deklaroi se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut.

“Nuk mund të luaj më tek Bajerni dhe arsyeja është mjaft e thjeshtë; jam i papërshtatshëm për skemat e trajnerit Pep Guardiola”, tha ai.

E menjëherë në sulm janë hedhur Milani dhe Juventusi. Por mes dy skuadrave së fundmi futet edhe Reali i Madridit. Trajneri Ancelotti dy ditë më parë deklararoi se klubi do të lërë të lirë Morata-n. Pavarësisht faktit që është një sulmues rezervë, i riu do të linte një boshllëk që për teknikut italian mund të mbushë më së miri Mandzukiç.

Sa u përket dy skuadrave italiane, që të dyja nuk mund t’i lejojnë vetes shpenzime marramendëse. Bardhezinjtë mund të ngushëllohen me Morata-n, nëse ky i fundit do të zgjedhë Torinon, ndërsa kuqezinjtë do ta kenë edhe më të vështirë për shkak të kërkesave financiare të lojtarit, por edhe faktit që nuk luajnë në Ligën e Kampioneve. 

Top Channel