Pogradec, vrasje për çështje prone

09/06/2014 00:00

Një 29-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë në qendër të qytetit të Pogradecit, pas një konflikti për motive pronësie.

Sipas të dhënave, ngjarja është verifikuar mbrëmjen e së hënës tek shëtitorja Europa, kur viktima Klement Hoxhallari është goditur dy herë me thikë sapo ka dalë nga një bilardo.

Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë grindja e tij me një person tjetër për motive banale.

Mësohet se i riu nga fshati Starovë, i cili punonte si inspektor i punës në Pogradec, pasi është sulmuar ka mundur të ecë për rreth 100 metra në këmbë para se të ndërronte jetë.

Blutë e Pogradecit, pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë zbuluar se ajo ka pasur si motiv një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit.

Ky i fundit u identifikua si Elton Bregu, 36 vjeç. Pak orë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Top Channel