Kukës, minoreni shkakton aksident

09/06/2014 00:00

Një automjet i drejtuar nga një minoren vetëm 15 vjeç ka plagosur rëndë një këmbësore në qytetin e Kukësit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës kur gruaja 42-vjeçare po ecte pranë banesës së saj dhe papritur u godit nga mjeti që drejtohej nga adoleshenti, i cili kishte humbur kontrollin.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kukës-Bicaj, në afërsi të lagjes Gostil. Gruaja e goditur, e identifikuar me inicialet L.C, u dërgua menjëherë për në spitalin e Kukësit. Bluzat e bardha, duke parë gjendjen e rënduar të saj, e nisën atë drejt Qendrës së Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, adoleshenti, i cili sapo shkaktoi askidentin u largua nga vendi i ngjarjes, është identifikuar nga policia dhe po kërkohet nga uniformat blu.

Top Channel