F1, Ricciardo triumfon në Kanada

08/06/2014 00:00

Daniel Ricciardo fiton garën e çmendur të Kanadasë, e cila riktheu edhe një herë emocionet e munguara të një gare të luftuar dhe të rrezikshme deri në momentin e fundit.

Mercedes si gjithmonë kryesoi garën thuajse deri në fund. Në mesin e saj si Rosberg që mbante kreun ashtu edhe Lewis Hamilton patën të njëjtat probleme, duelet me njëri-tjetrin sollën edhe një tërheqje për një tjetër problem të makinës së britanikut, i cili regjistron tërheqjen e dytë sezonale pas asaj të Australisë.

Ndërkohë Rosberg mban kreun e garës deri në xhiron e parafundit, pavarësisht problemeve. Ishte ai momenti kur më pak e priste, Daniel Ricciardo pasi kishte kaluar Perez pa shansin dhe e shfrytëzoi për ta fituar këtë Çmim të Madh të Kanadasë, duke lënë sërish pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel.

Për katër herë kampionin e botës podiumi erdhi në momentin e fundit, ku për fat të mirë i shpëtoi aksidentit, sa të frikshëm aq edhe spektakolare të Sergio Perez dhe Felipe Massa.

Ndërkohë për Ferrarin gjërat vazhdojnë të mos shkojnë mirë. Skuadra Italiane sheh Fernando Alonson si më mirë të renditurin në vendin e 6, ndërkohë që finlandezi Raikonen, sërish për një strategji të gabuar, veç problemeve e mbyll këtë garë në vendin e 10. Formula 1 do të rikthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Austrisë.  

Top Channel