Gjermania thërret Shkodran Mustafin

07/06/2014 00:00

Listës së lojtarëve me origjinë shqiptare që do të luajnë në botërorin Brazil 2014 i shtohet edhe Shkodran Mustafi.

22-vjeçari është thirrur nga trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv pas dëmtimit të Marko Rojs në miqësoren e të premtes me Armeninë.

Tekniku gjerman ka deklaruar dhe arsyen se pse e bëri këtë zgjedhje, duke zëvendësuar një mesfushorë me një mbrojtës.

Ne kemi shumë kualitete dhe shumë alternativa në pozicionin ku luan Rojs, ka theksuar Lëv. Ky është shkaku pse vendosëm të merrnim një mbrojtës. Shkodrani na ka lënë përshtypje të mirë gjatë fazës pregatitore, ai është shumë i pregatitur.

Këto janë fjalët që Joakim Lëv ka deklaruar për 22-vjecarin i cili luan me skuadrën e Sampdorias në Itali.

Top Channel