Brazil 2014, edhe arbitrat përgatiten

07/06/2014 00:00

Skuadrat pjesëmarrëse në Brazil 2014, nuk janë të vetmet që po zhvillojnë një fazë përgatitore para Botërorit.

Arbitrat të cilët do të gjykojnë ndeshjet e këtij eventi janë grumbulluar në Rio de Zhaneiro dhe nën drejtimin e shefit të gjykimit të FIFA-s, Masimo Busaka po studiojnë mbi rastet e dyshimta që mund të dalin gjatë ndeshjeve të botërorit.

Sipas Busakës, arbitrat duhet të jenë gjatë gjithë lojës vigjilent për të mos lejuar fiksimin e rezultateve të këtij botërori me raste të dyshimta dhe flagrante.

Drejtuesit e FIFA-s kanë theksuar se në ndeshjet e këtij botërori do të përdoret dhe teknologjia në portë, e cila do të njoftojë menjëherë gjyqtarin kryesor nëse topi ka kaluar ose jo vijën fatale.

Ky system ka kushtuar rreth 170,000 euro.

Top Channel