NBA, Spurs fiton finalen e parë

07/06/2014 00:00

Basketbollistët e drejtuar nga Greg Popovic mundën 110-95 Miami Heat, ndërkohë që gjatë ndeshjes prishja e kondicionerit e ka kthyer pallatin e sportit në Teksas në një sauna.

Në ndihmë të San Antonios erdhi edhe dëmtimi i lojtarit më të mirë të Miamit, Lebron Xhejms i cili në 33 minuta lojë kishte shënuar 25 pikë. Shënuesi më i mirë për skuadrën e San Antonios ishte Tim Dankan me 21 pikë dhe pas tij Toni Parker me 19 pikë.

Kjo është hera e parë pas 16 vjetësh që San Antonio Spurs fiton ndeshjen e parë finale të NBA.

Top Channel