Superkupa e Italisë luhet në dhjetor

06/06/2014 00:00

Ndeshja e Superkupës së Italisë, mes Napolit, fituese të Kupës dhe Juventusit fitues të kampionatit, do të luhet më 23 dhjetor.

Kështu ka vendosur federata italiane e futbollit pas kërkesës së paraqitur nga ana e napoletanëve dhe të mbështetur edhe nga bardhezinjtë. Kërkesa është bërë për t’u dhënë mundësi futbollistëve që të shijojnë disa ditë pushime, duke qenë se një pjesë e madhe e tyre, në të dyja skuadrat janë të angazhuar në Botërorin e Brazilit.

Ndërkohë, është përcaktuar edhe kalendari i Serisë A për sezonin 2014-2015. Ky kampionat do të nisë më 31 gusht 2014 dhe do të mbyllet më 31 maj 2015 me gjashtë ndërprerje në mes, katër për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe dy për shkak të festave.

Top Channel