Ibra: Askush më i mirë se “Fenomeni”

06/06/2014 00:00

Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar maksimalisht ish-sulmuesin brazilian, Ronaldo dhe sipas tij nuk do të ketë më një lojtar në ato nivele.

“Fenomeni” gjatë karrierës së tij ka fituar 13 tituj në nivel klubesh, si edhe 2 Kupa Bote në vitin 1994 dhe 2002.

Ibrahimovic ka luajtur edhe kundër Cristiano Ronaldo, por suedezi thotë se shënuesi më i mirë i Kupës së Botës mbetet lojtari më i madh kundër të cilit ai ka luajtur ndonjëherë.

“Kundërshtari më i mirë në karrierën time? Kam luajtur kundër shumë lojtarëve me vlera të mëdha, por mendoj se Ronaldo, “Fenomeni”, ka qenë më i mirë nga të gjithë”, tha Ibrahimovic.

“Ai ka qenë idhulli im, i kompletuar në çdo drejtim. Nuk do të ketë më të mirë se ai”, shtoi suedezi.

Ronaldo ka shënuar më shumë se 350 gola në rreth 500 ndeshje në një karrierë të mbushur me dëmtime të shumta. U tërhoq nga futbolli në vitin 2011.

Top Channel