Spanja, afro 1,7 mln euro premio, për “dopietën”

05/06/2014 00:00

Të lodhur dhe të kënaqur? Një premio prej 730 mijë eurosh për secilin lojtar (1,679,000 euro në total për 23 futbollistë) do të ishte e mjaftueshme për të stimuluar kampionët në fuqi të Botës, Spanjën.

“El Pais” zbulon se, në rast fitoreje të Botërorit të Brazilit, pas atij suksesi në Afrikën e Jugut 2010, shpërblimi për “La Roja”-n do të jetë shokues: 20% më shumë se 4 vjet më parë.

Një dhuratë ndoshta e nevojshme për të karikuar një ambient të gjykuar si tepër të lodhur krahasuar me italianët dhe gjermanët, pasi kanë luajtur më shumë. Por, “dopieta” e trofeve ka ndodhur vetëm dy herë në të kalurën: në histori janë vetëm Italia dhe Brazili.

“Axurrët” ishin të parët që fitonin dy herë radhazi një Botëror, pikërisht në vitet 1934, 1938, ku kanë spikatur Vittorio Pozzo dhe Giuseppe Meazza. Më pas, ia ka dalë mbanë Brazili, me Didi, Vava, Garrincha dhe Pelè gjatë 1958-s, dhe me Amarildo-n, zëvendësues të “O Rey” në vitin 1962.

Një kuriozitet i vogël, që kur Kupa aktuale e Botës ka zëvendësuar ish-turneun “Kupa Rimet”, askush nuk ka mundur të fitojë dy edicione radhazi. Edhe nëse “La Roja” nuk do ta fitonte, kjo s’do të ishte një dramë për të besuarit e Del Bosque-s.

Kjo, pasi shpërblimi për vajtjen në finale do të jetë plot 360 mijë euro për çdo lojtar, ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale 180 mijë euro, shifra këto që kanë nisur një debat të gjerë në mbarë Spanjën, për shkak të krizës ekonomike nga e cila vendi s’ka dalë ende plotësisht.

Top Channel