“Fabregas do të largohet nga Barcelona”

05/06/2014 00:00

“Cesc më ka thënë që ka mbaruar çdo gjë. Më tha që është mbyllur, do të ikë. 33 milionë euro.”

Këto janë fjalët që Gerard Pique i ka thënë Vicente del Bosques duke zbuluar për të gjithë se mesfushori Cesc Fabregas do të largohet nga Barcelona.

Mbrojtësi i ka thënë këto fjalë në konferencën e shtypit që po bëhej gati të jepte me trajnerin e Spanjës. Ai po mbante dorën para gojës në mënyrë që të mos i lexonin buzët, por nuk e dinte që mikrofonët ishin ndezur dhe gjithçka që ai po thonte dëgjohej shumë mirë.

Trajneri Del Bosque, kur dëgjoi këtë, tha për presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu: “Nuk po i ecën asgjë të shkretit. Keq e më keq punët. Ka për t’u çmendur fare!”

Mbetet për t’u zbuluar vetëm se kush do të jetë skuadra e re e Fabregasit, i cili kurrë nuk e ka ndjerë veten mirë në Barcelonë, aty ku mendonte se do arrinte kulmin e karrierës së tij.

Top Channel