Bayern Munchen, klubi më i mirë në botë

05/06/2014 00:00

Bayern Muchen kryeson me 336 pikë renditjen e klubeve më të mira të botës të publikuar nga IFFHS, duke lënë pas Realin e Madridit, skuadrën që fitoi Ligën e Kampioneve.

Në vend të tretë, me 299 pikë, renditet Atletico Madrid, ekipi që fitoi kampionatin spanjoll dhe që humbi finalen e Champions-it në minutat e fundit.

Pesëshen e parë e plotësojnë klubi argjentinas i Lanusit dhe ai kolumbian i Atlético Nacional Medellín.

Vetëm në vend të gjashtë Barcelona, ndërsa nga italianët klubi më i mirë është Juventusi, i teti në renditjen e IFFHS-së.

1. Bayern Munchen  336 pikë
2. Real Madrid  333
3. Atlético de Madrid  299
4. Lanús  277
5. Atlético Nacional Medellín 276
6. FC Barcelona  258
7. Sevilla FC  256
8. Juventus FC  251
9. Arsenal FC  243
10. Benfica Lisboa  241,5

Top Channel