Zhgënjen Italia, barazim me Luksemburgun

05/06/2014 00:00

Në prag të Brazil 2014 kombëtarja italiane ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë miqësore brenda pak ditëve. Pas Irlandës, këtë herë ishin modestët e Luksemburgut, të cilët surprizuan vendasit në Perugia.

Claudio Marchisio shënoi i pari për të kaltrit që në minutën e 9, duke krijuar idenë e një goleade, por nuk rezultoi kështu. Rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në minutën e 85, kur pavarësisht përpjekjeve të të besuarve të Prandellit për të shënuar golin e dytë do të ishte Maxime Chanot, për miqtë që do të barazonte rezultatin.

Italia do ta nis Botërorin në datë 14 Qershor kundër Anglisë, e cila barazoi të mërkurën në një ndeshje miqësore kundër Ekuadorit me rezultatin 2-2, ku për ta shënoi Rooney dhe Lambert.

Dy ekipet europiane gjenden në grupin D së bashku me Uruguain dhe Kosta Rikën.

Top Channel