“Rally Albania”; Rentian Sina, rivali për t’u mposhtur

04/06/2014 00:00

Prej vitit 2006, askush nuk ka mundur ta ndalë Rentian Sinën. Ai është kampioni i përvitshëm i garave “Rally Albania”. Përjashtim bën viti 2011, kur ai nuk mori pjesë.

Pasionin për makinat 4×4 e ka ushqyer që në fëmijëri, kur lodrat e tij ishin vetëm fouristrada.

Podiumi i fituesit u bë një gjë e zakonshmë për Rentin në Shqipëri dhe, jo pak herë ka triumfuar edhe në garat jashtë vendit; si në Kroaci, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj.

E pashlyeshme në kujtesën e tij është gara në “Dresden Breslau”, në Gjermani. Aktiviteti i dytë në botë, për nga rëndësia, për herë të parë pati një pjesëmarrës shqiptar në vitin 2011.

Kur filloi garimet, në vitin 2006, ai ishte piloti më i ri: vetëm 21 vjeç. Duket se suksesin e kishte parashikuar, pasi punon plot pasion.

Në datën 7 Qershor do të fillojë kampionati i përvitshëm i “Rally Albania”, i kthyer tashmë në një traditë. Këtë vit, priten të marrin pjesë më shumë se 30 makina dhe mbi 100 motorra.

Në mbi 2200 km rrugë, “Rally Albania” është një mundësi e mirë edhe në aspektin e turizmit, pasi promovohen jo pak bukuri natyrore, nga Veriu në Jug.

Top Channel