Brazili “stërvitet” me Panamanë

04/06/2014 00:00

Kur duhen edhe nëntë ditë nga debutimi në Botëror kundër Kroacisë, Brazili ka mundur 4-0 Panamanë në një miqësore në Goiania.

Rezultatin e zhbllokoi Neymar me një gol të mrekullueshëm në minutën e 27.

Në pjesën e parë Seleçao dyfishoi rezultatin me anë të Dani Alves, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Hulk dhe Willian.

Brazil: Julio César; Dani Alves (Maxwell, 46’), David Luiz (Henrique, 68’), Dante, Marcelo (Maicon, 46’); Ramires (Hernanes, 46’); Luiz Gustavo, Oscar (Willian, 62’), Hulk, Neymar dhe Fred (Jo, 60’).

Panama: McFarlane (Calderón, 57’); Carroll (Rodríguez, 66’), Román (Cummings, 59’), Baloy, Machado; Henríquez, Gavilán Gómez, Quintero (Jiménez, 56’), Cooper, Tejada (Nursell, 46’) dhe Muñoz.

Top Channel